Trajneri i ri i PSG, Mauricio Pochettino, nuk e ka nisur mirë aventurën e tij me skuadrën franceze. Ai barazoi në sfidën e parë, ndërsa ka nisur piketimin e lojtarëve të rinj.

Pochettino do një sulmues të ri dhe ka hedhur sytë drejt Manchester City-t. Sergio Aguero do të dalë si futbollist i lirë në verë dhe do të largohet me parametra zero.

PSG synon të firmosë me 32-vjeçarin dhe të shesë sulmuesi Mauro Icardi. Ky i fundit nuk ka ndërmend të rinovojë me “Qytetarët”, pasi do të largohet me parametra zero në verë. Trajneri Pep Guardiola po mundohet ta zëvendësojë.