Manchester United dhe mesfushori Paul Pogba nuk do të ndërmarrin asnjë vendim për të ardhmen. Palët kanë vendosur që të shtyjnë bisedimet për një moment të dytë.

Arsyeja është e drejtpërdrejtë me ecurinë fantastike të “Djajve të kuq” në kampionat. Djemtë e Solskjaer po bëjnë mjaft mirë dhe ndodhen në vend të parë, pavarësisht se e nisën shumë dobët kampionatin.

Pogba është shumë i kritikuar dhe pritej të largohej, por gjërat kanë ndryshuar pas situatës aktuale në klub. Ai nuk po luan rregullisht si titullar, por është vlerë e shtuar e anglezëve.