Procesi për vdekjen e afro-amerikanit George Floyd është mbyllur me vendimin që dënon ish-policin Dereck Chauvin. Sipas jurisë, ka qenë ish-polici personi që shkaktoi vdekjen e Floyd gjatë arrestimit të këtij të fundit, duke mbajtur gjurin për 9 minuta të vendosur në qafën e viktimës.

Juria e ka cilësuar Dereck Chauvin fajtor për vrasje me qëllim të shkallës së dytë dhe asaj të tretë. Ish-polici ka lënë gjykatën në pranga dhe do të qëndrojë nën mbikqyrje në pritje që gjykata të marrë edhe vendimin e dënimit të tij. Turma që qëndronte jashtë gjykatës e ka pritur me brohoritje këtë vendim të jurisë.

Pas këtij vendimi, president ii Amerikës, Joe Biden, ka telefonuar familjarët e Floyd. “Jemi të gjithë më të qetë pas këtij vendimi të jurisë. Natyrisht që kjo nuk do të kthejë pas George, port ë paktën sot është vendosur drejtësia. Do t’ju sjell në Shtëpinë e Bardë me avionin Air Force One”, tha Biden.