Policia e Washington ka arrestuar një person që ishte armatosur rëndë teksa ishte duke kaluar një postbllok në afërsi të Capitol Hill, ku Joe Biden do të bëjë betimin si presidenti i ri i Amerikës.

Personi që ka përfunduar në pranga quhet Wesley Allen Beeler, me origjinë nga Virginia dhe kishte me vete një letërnjoftim të rremë, që e lejonte të merrte pjesë në ceremoninë e betimit të Biden.

Në makinën e tij kishte më shumë se 500 fishekë dhe një armë të mbushur si dhe mjaft ngjitës. Ditët e fundit, në Washington, janë ngritur mjaft postoblloqe dhe qyteti thuajse është i blinduar.