Policia e Nju Jorkut ka kapur javën e fundit 50 kilogramë kokainë, të ndarë në isa pako, që mbanin mbishkrimin “CR7”, ose logon e markës personale të Cristiano Ronaldos, yllit portugez të futbollit. Dy trafikantët e drogës, të cilët janë ndaluar nga policia, u arrestuan në 29 mars, por vetëm orët e fundit, zyra e prokurorit të Nju Jorkut e raportoi rastin. Në total, operacioni i policisë regjistroi deri në 50 pako një kilogramëshe me kokainë.

Të gjitha pakot mbanin mbishkrimin “CR7”. Përveç kësaj, policia sekuestroi një armë zjarri dhe rreth 200.000 dollarë. Duhet të mbahet mend se kjo nuk është hera e parë që trafikantët e drogës përdorin emra të sportistëve, ose personaliteteve të famshme për të kamufluar drogën. Në fakt, nja dy vite më pare, diçka e ngjashme ndodhi me emrin e Leo Messit.