Policia e Londrës ka sekuestruar shumën rekord të 5.8 milionë eurove, të gjitha “cash”, në përfundim të një operacioni antidroge kryer në Britaninë e Madhe. Të arrestuar 3 persona, që për policinë u shprehën: “Nuk dinim se si t’i shpenzonim paratë”, lajm që konfirmohet nga CNN.

Agjentët e policisë kishin kohë që vëzhgonin ngë afër një shtëpi londineze në Fulham, ku së fundi panë një person, Ruslan Shamsutdinov, që doli me çanta që ishin të rënda dhe mezi i transportonte. Pasi u vuri çantat me parà në një makinë, ai u ndal nga policia.

Në shtëpi, agjentët gjetën një shumë të madhe parash, 5.8 milionë euro.

CNN bën me dije se ngjarja ka ndodhur një vit më parë, por u bë publike vetëm këtë fundjavë, për shkak të ruajtjes së sekretit dhe vijimit të hetimeve. Shamsutdinov është dënuar me 3 vite e 9 muaj burg, ndërsa dy persona e tjerë, respektivisht njëri me 3 vjet dhe tjetri 20 muaj.