Parku Arkeologjik i Pompeit vazhdon të ofrojë surpriza: në një dhomë është zbuluar një dollap që ka qëndruar e mbyllur për dy mijë vjet.

Sendet e mbajtur brenda janë një “thesar” i vërtetë i përbërë nga enë, pjata qelqi, enë qeramike dhe vazo, që kanë mbijetuar deri në ditët e sotme.

Zbulimi është rezultat i gërmimeve në të ashtuquajturin kopshti i magjepsur, hapësira e lyer me lararinë e madhe që doli në dritë në vitin 2018.

Fillimisht u mendua se hapësira i përkiste shtëpisë së një familjeje të rëndësishme dhe të pasur, ndërsa ambientet e zbuluara janë pak më modeste, ndoshta i përkisnin një familje “të klasës së mesme”.

Gabriel Zuchtriegel, drejtori i Parkut Arkeologjik, e komentoi me këto fjalë zbulimin: “Në Perandorinë Romake kishte një pjesë të madhe të popullsisë që luftonte për statusin e tyre shoqëror dhe për të cilën buka e përditshme nuk ishte aspak e sigurt.

“Një klasë vulnerabël gjatë krizave politike dhe ekonomike, por edhe me ambicie për të ngjitur shkallët shoqërore. Një realitet i përhapur, por edhe pak i dokumentuar dhe i treguar “.

Ajo e dhomës me dollapin dhe sendet e paprekura është vetëm zbulimi i fundit i Pompeit në rend kronologjik: në vitin 2021, për shembull, u shfaq një varr i vetëm me misterin e tij që lidhet me një trup gjysmë të mumifikuar. Disa muaj më vonë, u zbulua një dhomë skllevërish e cila kishte mbetur e paprekur.