Portugalia bllokoi shitjen e një vile me vlere 10 milionë euro në pronësi të miliarderit rus Roman Abramovich. Kështu shkruan gazeta Publico. Prona ndodhet në resortin ekskluziv të Quinta do Lago në Algarve dhe shitja – thotë gazeta – ishte bllokuar tashmë më 25 mars me kërkesë të ministrisë së jashtme të Lisbonës.

Abramovich, i cili po vuan nga sanksionet ndërkombëtare pas pushtimit rus të Ukrainës, u përpoq të shiste vilën 15 ditë para fillimit të ofensivës së Moskës përmes agjencisë Millhouse Views LLC, e cila është me seli në Delaware (SHBA) dhe është pronë e tij.

Autoritetet janë alarmuar nga Caixa General de Depositos, banka më e madhe portugeze, shkruan Publico. Banka nuk pranoi të komentojë. Abramovich eshte gjithashtu një shtetas portugez që nga viti i kaluar, në bazë të një ligji që ofron natyralizim për pasardhësit e hebrenjve sefardi të dëbuar nga Gadishulli Iberik gjatë Inkuizicionit.

E ndersa shitja e Chelsea-t thuajse eshte kompletuar, nuk mund te thuhet e njejta gje edhe per pronat e tjera te multimiliarderit rus, duke nisur nga ato ne Britanine e Madhe qe jane te shumta.