72-vjeçari britanik Dave Smith, që jeton në Bristol, është deri më tani personi që ka qenë më gjatë i prekur nga Covid-19. Ai ka dalë pozitiv me koronavirus për gati 10 muaj, duke kryer në total 42 tamponë. Gjatë kësaj periudhe është shtruar 7 herë në spital.

Kam rrezikuar të vdes disa herë. Bashkëshortja ime ka njoftuar funeralin dhe ka kryer përgatitjet e varrimit tim 5 herë gjatë kohës që isha i infektuar dhe ndodhesha në spital në gjendje të rëndë”, tha Smith, një instruktor shoferësh të rinj.

Ai është infektuar vitin e kaluar dhe doli pozitiv që në tamponin e parë. Për të nuk ka qenë e lehtë, pasi vitin 2019 është trajtuar me kimioterapi, pasi ishte me leuçemi.

Gjatë këtyre 10 muajve ka patur momente kur ka qenë i sëmurë rëndë. Shpëtimi erdhi kur kura ishte një “koktej” antitrupash. 45 ditë pas kësaj terapie ai doli negativ për herë të parë, që festoi me shampanjë.

Pavarësisht se kam dalë negativ, s’do të jem më ai i pari, pasi Covid m’i ka shkatërruar mushkëritë. Gjithsesi, çdo ditë që do të jetoj do të jetë një bonus për mua”, tha Dave Smith.