“Largimi nga Paris ka qenë një vendim shumë i vështirë për mua, por e kam bërë. Për dashuri, natyrisht. Dhe e dinim se një ditë do të ktheheshim. Kështu ka ndodhur”.

Fjalë të Hiba Abouk, gruaja e Achraf Hakimi, me profesion aktore, që për Vogue Arabia ka zbuluar një prapaskenë të transferimit të futbollistit maroken nga Inter te PSG.

E lindur në Madrid (pikërisht si Hakimit, poër 12 vite më parë, në 1986-ën) nga një baba libanez dhe një mama tuniziane, Hiba Abouk ka kaluar shumë kohë në Paris për studimet e saj të artit dramatik dhe filologji arabe.

Periudha e parë e historisë me Achraf është karakterizuar nga udhëtime të vazhdueshme: nga Parisi në Dortmund dhe anasjelltas, më pas në Milano me Inter-in dhe më pas kthimi në kryeqytetin francez bashkë.

Për Inter-in mundësia për të rregulluar bilancin, për Hiba ëndrra për t’u kthyer me të gjitha familjen në qytetin e zemrës. Dy fëmijë, të lindur në 2020-ën dhe 2022-shin dhe shumë dëshirë për t’i shijuar, siç ka thënë edhe nga Hakimi në të njëjtën intervistë me gruan e tij:

“Të jem këtu me mbështetjen të njerëzve më të shtrenjtë është fantastike, më mbush me gëzim. Kur nuk luaj futboll shijoj fëmijët e mi.

“Megjithatë, për sa i takon futbollit, maksimumi i gëzimit është kur luaj me kombëtaren marokene: i përfaqësoj të gjithë, edhe bashkëkombësit që kanë lindur në një vend tjetër ose të brezit të dytë, baballarë, gjyshër. Është shumë e rëndësishme…”.