Diskutimet se kush do ta moderonte edicionin e parë të Big Brother VIP kanë qenë të mëdha. Përpara se të vendosej se do të ishte Arbana Osmani ajo që do të ishte prezantuese e këtij programi, emra të tjerë si Luana Vjollca dhe Ledion Liço patën dalë në skenë.

Së fundmi, ka qenë menaxheri i njohur i VIP-ave, Xhani Demika ai i cili ka konfirmuar se Luana Vjollcës i ishte besuar prezantimi i Big Brother VIP në diskutimet e para.

Në një intervistë për Ora Verore, Xhani tregon edhe një bisedë me moderatoren e njohur, ku tregon se ajo madje e ka ftuar që menaxheri të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Më ka ardhur ftesa për t’u futur në Big Brother 1, kur është diskutuar që do ta bënte Luana. Nga produksioni tjetër jo, ndërsa nga i pari po. Unë kështu e kam ditur që në fillim, që Big Brother do ta prezantonte Luana. Shumë vonë e kam marrë vesh nga mediat që do ta bënte Arbana.

Unë kam qenë në një koncert me Luanën në Itali. Dhe atje më ka thënë që ka në plan të bëjë Big Brother dhe tha se shpresoj ta kem unë patentën. Nëse e marr do kisha shumë kënaqësi që një ndër ta të ishe dhe ti. I thashë nëse e bën, patjetër që po, me gjithë qejf. Por do ta flasim sepse e kam shumë problem mbylljen në shtëpi” – deklaroi Xhani Demika.

Big Brother VIP 2 pritet të nisë në fund të muajit dhjetor, teksa sipas asaj që është thënë më parë, do të jetë sërish Arbana Osmani ajo e cila do të prezantojë këtë program.