Në Pakistan ekziston një pemë banja shumë e veçantë që mbahet e lidhur me zinxhirë sikur në çdo moment të ekzistonte mundësia që të shpëtonte. Një tabelë e varur mes degëve shkruan: “Jam në arrest” me shpjegimin e asaj që ka ndodhur.

Pse eshte me zinxhire e lidhur pema? Ishte viti 1898, në kohët e plota koloniale, kur një oficer i ushtrisë britanike i quajtur James Squid, i dehur pasi kishte kaluar mbrëmjen duke pirë me kolegët e tij, kishte parë “qartë” pemën të lëvizte më shumë se një herë.

Kur pa pemën të lëvizte për të disatën herë, këtë herë pikërisht kur po i afrohej, duke u ndjerë i kërcënuar, Squid urdhëroi rreshterin ta arrestonte. Duke mos pasur pranga, ose të paktën duke mos ditur se në cilat degë t’i vendosin, supozoj, e lidhën me zinxhirë.

Nga ai moment pema ka mbetur e tillë, por qytetarët nuk e kanë problem, gjeneron turizëm dhe është një tallje e shkëlqyer me kolonializmin anglez. Çfarë mund të themi?! Nëse flasim ende për të që nga viti 1898, ajo e James Squid me siguri do të ketë qenë një histori e paharrueshme.