Një prej 22 punëtorëve të bllokuar prej 10 ditësh në një minierë ari në Shangdong të Kinës, si pasojë e një shpërthimi, ka humbur jetën.

Lajmin e konfirmuan mediat kineze, që thanë se personi humbi jetën në përpjekjet që po bëhen prej disa ditësh për të nxjerrë 21 punëtorët e tjerë ende të gjallë, të ngecur në galeritë e minierës.

Personi që ndërroi jetë kishte pësuar një traumë në tru, ku kishte pësuar dëmtime të rënda dhe nuk mund të mbijetojë. Prej disa ditësh ai ishte në gjendje kome.

Shpërthimi në galeri ka ndodhur më 10 janar dhe ka ende punëtorë të bllokuar në galeri, të cilëve po u mundësohet ventilim dhe ushqim nga jashtë për të mbijetuar.