Chelsea ka mundur 2-0 në transfertë Newcastle-in dhe ka marrë përkohësisht vendin e parë në renditjen e kampionatit anglez.

Ndeshja e javës së 9-të të Premier League është zhbllokuar në minutën 10-të nga një autogol i Fernandez.

Që nga debutimi i tij në shtatorin e 2014-ës, asnjë lojtar i Premier League nuk ka shënuar më shumë autogola në kampionatin anglez se Federico Fernandez.

Goli i dytë i Bluve është shënuar nga Abraham në minutën e 65-të.

Skuadra e Lampard është ngjitur në vendin e parë me 18 pikë, ndërsa Newcastle mbetet në të 13-in me 11 pikë.