Man City e ka gjetur veten poshtë 2-0 brenda 21 minutave të para të një ndeshjeje në shtëpi në Premier League për herë të parë që nga dhjetori 2010 kundër Evertonit (19 minuta). Në gjumë totalisht ekipi i Guardiolas…

GOLI I PARE HAALAND

Dhe kur mendohej se do te ndodhte mbase nje tragjedi pas autogolit te Stones dhe golit te Andersen, pjesa e dyte e kampioneve ne fuqi te Anglise ka qene fantastike dhe nje permbysje e madhe.

GOLI I DYTE HAALAND

Pasi Bernardo Silva ka realizuar golin e shpejtë të 1-2, skenën e ka marrë Erling Haaland. Norvegjezi ka shënuar pesë gola në katër paraqitjet e tij të para në Premier League për Man City, vetëm Sergio Agüero (6) ka shënuar më shumë në katër ndeshjet e tij të para për Citizens në kompeticion…

Fiton City, por fiton edhe Liverpool më në fund. Skuadra e Jurgen Klopp shfryn inatin e këtyre javëve të para duke i realizuar 9 gola Bournemouth dhe duke dhuruar një monolog në Anfield Road. Që ndeshja do të shkonte në dishezë u pa që kur Luiz Diaz shënoi golin e avantazhit pas 3 minutash dhe Elliott në të 6 dyfishoi…

GOLI I DYTE STERLING

Bie ne sy ndeshja e Firminos, shume i kritikuar! Plot 3 asist dhe 2 gola ne nje ndeshje qe eshte ngjitur ne kateder totalisht. Fiton dhe Chelsea i Tuchel dhe kthehet te suksesi me ane te blerjes se veres, Sterling, qe realizoi dy gola. Edhe pse me dhjete futbolliste qe ne pjesen e pare, blute mbajten presionin.

 

Leicester shkurtoi diferencen por vetem aq. Brighton mundi Leeds 1-0 dhe Evertoni barazoi ne fushen e Brentford me rezultatin 1-1.