Ka të reja në lidhje me të ardhmen e Jack Grealish.

Mesfushori pritet të kompletojë sot transferimin e tij te Manchester City.

Sipas Daily Mail, marrëveshja me Aston Villa-n është virtualisht e mbyllur, me Villa-n që do të arkëtojë 100 milionë sterlina.

Kujtojmë se ditën e sotme Aston Villa ka lajmëruar blerjen e Bailey nga Leverkusen për 32 milionë euro.