Manchester Unitedi dhe Arsenali duhet te ishte supersfide dhe keshtu rezultoi! Skuadra e Ten Hag i ka shkaktuar humbjen e pare sezonale ekipit te Arteta, duke i mundur 3-1 ne Olf Trafford, pasi tocinjte vinin nga pese fitore radhazi.
Djajtë e Kuq pas dy humbjeve radhazi janë rikthyer në formë duke fituar 4 ndeshjet e fundit në kampionat. Në anën tjetër Arsenal ka pasur startin perfekt, pasi kanë marrë 15 pikë në pesë ndeshjet e para në Ligën Premier por sot pesoi humbje.
Për këtë takim, Djajtë e Kuq nuk kishin vetem Anthony Martial, që është i lënduar. Në anën tjetër, Arsenali nuk mund të llogariste te Mohamed Elnenyn, Thomas Partey dhe Nelson, që po ashtu janë të lënduar.
Goli i anuluar – Ndeshja ka nisur me gol per djemte e Arteta qe e kane gjetur ate me ane te talentit Martinelli, por pas nje konsultimi te gjate me VAR eshte dalluar nje faull ne sulm nga topcinjte dhe eshte anuluar.
Gol United – Pas disa aksionesh te bukura te ndeshjes, ka ardhur goli i Manchester United. I pari me fanelen e Red Devils, ai i brazilianit Antony qe kushtoi 100 mln euro i blere nga Ajax ne ditet e fundit te merkatos.
Ai ka mare nje top fantastik brenda zone nga Rashford pas nje nisje te bukur nga Bruno Fernandes. Me te majten e ka derguar topin aty ku portieri i Arsenalit smund te mberrinte. Festa ka qene e jashtezakonshme duke treguar stemen dhe cmendur Old Trafford.
ARSENAL BARAZON, UNITED REAGON – Ne pjesen e dyte, ne minuten e 60-te, Bukary Saka ne minuten e 60-te ka gjetur golin e barazimit. Por festa nuk ka shkuar gjate pasi nje gabim ne pozicion te mbrojtjes dhe nje super pasim nga Bruno Fernandes ka gjetur Rashford qe eshte nisur i vetem dhe ka shenuar golin e 2-1.
Disa minuta me pas, serish nje mbrojtje totalisht e percare e Arsenalit dhe Eriksen arrin te fuse nje top te bukur dhe Rashford kete here shenon golin e dyte personal duke mbyllur sfiden edhe pse United ka shansin te thelloje ne 4-1 pas nje gafe te Granit Xhaka.