Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë një premtim të madh. Ai u shpreh se deri në fund të majit, Amerika do të ketë mjaftueshëm vaksina për të gjithë qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një deklaratë që ka “korrigjuar” atë të pak javëve më parë, kur deklaroi se mbulimi i plotë i amerikanëve me vaksinën anti-Covid do të përfundojë në korrik. Biden beson se kjo gjë mund të arrihet më herët, që në maj.

Pra, deri në qershor, të gjithë amerikanët mund të kryejnë të paktën njërën dozë të vaksinës. Ndërkohë që, brenda marsit, pritet të vaksinohen të gjithë mësuesit e punonjësit e shkollave, për t’i hapur rrugë vaksinimit masiv të popullsisë.