Louis van Gaal kthehet në drejtim të Holandës për herën e tretë.
69-vjeçari do të marrë vendin e Frank de Boer, i larguar nga Oranje pas dështimit në Euro 2020.
“Futbolli holandez ka qenë gjithmonë afër zemrës sime dhe detyra e trajnerit të Holandës është kyçe për përparimin e futbollit tonë”, ka thënë Van Gaal.
“E konsideroj një nder të drejtoj kombëtaren. Pres me padurim të filloj punën”.