Modelja shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hana Noka ka bërë të ditur se i kishte shkruar një letër më parë Shtëpisë së Bardhë dhe Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, duke e falënderuar për kontributin e dhënë për Kosovën.

Përmes një postimi në rrjetet e saj sociale, ajo ka treguar se Presidenti Biden i ka kthyer përgjigje, duke publikuar edhe letrën e plotë.

Numri një i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e falënderon shqiptaro-amerikanen për idetë dhe gjërat që ajo kishte ndarë në letrën dërguar Presidentit Biden, ndërsa shton se gjëra të tilla janë inspirim për të.

Vetë Presidenti i kërkon modeles shqiptare të vijojë të mbetet pjesëmarrëse aktive për të ndihmuar në shkrimin e kapitullit të madh të tregimit amerikan.

Derisa ne ecim përpara për të trajtuar çështjet komplekse të kohës sonë. Ju inkurajoj të mbeteni një pjesëmarrëse aktive për të ndihmuar në shkrimin e kapitullit tjetër të madh të tregimit amerikan. Ne kemi nevojë për ju, për guximin dhe përkushtimin në këtë kohë kritike dhe ne duhet ta kemi këtë moment së bashku si Shtete të Bashkuara të Amerikës. Nëse e bëjmë këtë, besoj se ditët tona më të mira janë ende përpara”, thuhet në letrën që Noka ka marrë.

Në tekstin shoqëruar foton e publikuar në rrjete sociale, ajo shprehet e lumtur që ka marrë këtë letër nga Presidenti Biden.

“I shkrova si një shqiptare/amerikane për të shprehur sa mirënjohëse jam për gjithë mbështetjen e tij për atdheun tim Kosovën që nga viti 1999! E informova edhe për projektet e mia dhe përkushtimin tim për të kthyer kontributin tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi po përballemi me një kohë shumë sfiduese, por së bashku – jemi më të fortë”, shkruan Noka në rrjetet sociale.