Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al-Nahyan, ka nderruar jete në moshën 73-vjeçare. Mediat shtetërore e raportuan këtë, duke saktësuar se vdekja ka ndodhur pas një sëmundjeje që po luftonte prej disa vitesh.

“Ministria e Çështjeve Presidenciale shpreh ngushëllimet e saj për popullin e Emirateve dhe për botën islame… për vdekjen sot të Sheikh Khalifa bin Zayed Al-Nahyan”, raporton agjencia e lajmeve Wam.

Ministria shpalli 40 ditë zie me flamuj në gjysmështizë nga e premtja dhe pezullimin e punës në sektorin publik dhe privat për tre ditët e para. Khalīfa bin Zāyed Āl Nahyān ishte president i Emirateve të Bashkuara Arabe që nga 3 nëntori 2004 dhe Emir i Abu Dhabi nga 2 nëntor 2004 deri më 13 maj 2022.

Sipas revistës amerikane Forbes, ai ishte një nga njerëzit më të pasur në botë, me një pasuri të vlerësuar prej rreth 21 miliardë dollarësh. Në vitin 2013 hyri në shërbim jahti i tij i quajtur Azzam, jahti më i madh i momentit, me një gjatësi prej 180 metrash dhe një kosto ndërtimi të vlerësuar prej 500 milionë euro.