Gjatë një ceremonie madhështore mbajtur në “Sallën e Madhe të Popullit”, presidenti kinez Xi Jinping ka folur me superlativa se fushata e nisur 8 vite më parë, kur ai u ngjit në pushtet, është mbyllur me sukses.

Ai ka zyrtarizuar dhe deklaruar fitoren totale të fushatës ndaj varfërisë ekstreme të aplikuar prej vitesh në Kinë. Gjatë këtyre viteve, Kina shpenzoi 246 miliardë dollarë në këtë fushatë, për të nxjerrë nga varfëria gati 100 milionë kinezë.

Sipas presidenti Xi Jinping, çdo vit kanë dalë nga varfëria ekstreme mbi 10 milionë kinezë dhe sipas tij në Kinë nuk ka më “varfëri ekstreme”. Ai e vlerësoi këtë fushatë si një fitore të madhe të popullit.