Fotot e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ku shfaqet e hollë dhe në formë, edhe pse prej kohësh vuante nga mbipesha, janë shpërndarë së fundi në rrjetet sociale. U kuptua shpejt se Osmani e ka hequr peshën e tepërt me një operacion të kryer në Antalia.

Mësohet se operacionin estetik të presidentes kosovare e ka kryer profesori i Universitetit Akdeniz, Ajhan Mesci. Ai është i njohur në Turqi për ndërhyrjet kirurgjikale laparoskopike.

Po ashtu, sikurse raporton prestigjiozja turke Hurryiet, presidentja Osmani ka qëndruar për një kohë në një hotel me 5 yje në Antalia, para dhe pas operacionit, më pas është kthyer në vendin e saj.

Në operacionin e mëngës gastrike, që ka kryer nga Osmani, afërsisht 80 për qind e stomakut hiqet. Kështu, sasia e ushqimit të konsumuar kufizohet natyrshëm dhe arrihet humbja e shpejtë e peshës.

Operacioni ka marrë këtë emër, sepse forma e pjesës tjetër të stomakut i ngjan një tubi.