E përditshmja prestigjoze britanike “The Guardian” ka përzgjedhur një fotografi të bërë në Kosovë nga Armend Nimani, si më të mirën. Ndotja e ajrit në Kosovë që vjen si pasojë e prodhimit të energjisë elektrike nga qymyri është pershkrimi i fotografisë…

“Obiliq, Kosovë – Një burrë kalëron kalin e tij pranë një termocentrali. Dy termocentrale me qymyr janë burimi kryesor i niveleve alarmante të ndotjes së ajrit në Kosovë”, thuhet në përshkrimin e fotografisë.

The Guardian ka përzgjedhur edhe disa fotografi të tjera ku e veçon një dyqan në Dubai të Emiratave të Bashkuara Arabe i cili u shërben vetëm qenve. Duket pak dicka e cuditshme por jo edhe aq…

Kafeneja e parë në Dubai që ofron kafe dhe ëmbëlsira vetëm për qentë, në foto shihet duke i shërbyer një prej klientëve të saj. Një tjetër fotografi e përzgjedhur është ajo e dy ushtarëve ukrainas që shijojnë pamjet e fshatit Stoyanka, pasi kanë përfunduar detyrën,

Fotoja e katërt e përzgjedhur nga “The Guardian”, vjen nga departamenti i zjarrëfikësve në Omaha, të Shteteve të Bashkuara. “Zjarrfikësit punojnë për të shuar një zjarr pasi tymi fryhet në një fabrikë kimike”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë.

Kurse në Kuala Lumpur, Malajzi, një mbarështues papagalli dhe zogjtë e tij shihen në kodrën Damai Perdana gjatë Ditës Botërore të Papagajve. Këto ishin vetëm disa nga fotografitë që prestigjiozja britanike kishte zgjedhur për të ndarë me publikun ditën e martë.