Telefoni inteligjent i gjeneratës së ardhshme të Apple quhet iPhone 14. Tim Cook zbuloi këtë të martë telefonin që pritet prej disa muajsh në një event në Kaliforni.
Apple prezantoi katër versionet e iPhone 14: 14, 14 Plus, Pro dhe Pro Max, që vijnë në katër ngjyra: e zezë, argjend, lejla e errët dhe ngjyrë ari
Iphone 14 do të përdorë të njëjtin çip si Iphone 13 Proc teksa do të ketë një ekran 6.1 inç, ndërsa Iphone 14 Plus me një ekran 6.7 inç.
Sa i përket kamerës së këtij telefoni të ri, kamera e re e përparme do të ketë për herë të parë fokus automatik, duke sjellë automatikisht edhe një selfie më të mirë individuale dhe në grup. Edhe kamera kryesore 12 MP me piksel më të mëdhenj, ka hapje më të shpejtë dhe sensorë më të mirë.
Sipas Apple, imazhi me dritë të ulët vjen 49% i përmirësuar me këto telefona dhe modaliteti i natës është dy herë më i shpejtë.
Çmimi i gjeneratës së re të Iphone do të nisë nga 799 dollarë.
Iphone 14 do të nisë me një çmim nga 799 dollarë, ndërsa iPhone 14 Plus do të vijë me një çmim që nis nga 899 dollarë. Iphone 14 Pro do të nisë me çmimin nga 999 dollarë, ndërsa Iphone 14 Pro Max do të nisë nga 1099 dollarë.
Gjithashtu, në telefonat e versionit amerikan nuk do të jetë e nevojshme përdorimi i kartës fizike SIM dhe në vend të saj mund të përdoret karta dixhitale e-SIM, ku përmes këtij opsioni mund të ruhen shumë karta në të njëjtën pajisje.
iPhone 14 do të ketë mundësi të lidhet me satelitët në vende të largëta mungon sinjali celular, për t’u përdorur përmes satelitëve për një sërë veprimesh si kryerja e thirrjeve emergjente si dhe shpërndarja e vendndodhjes, Emergency SOS.
Karakteristikat e këtij telefoni përfshijnë nga përmirësimi i jetëgjatësisë së baterisë, te video e stabilizuar, ekran qeramik i qëndrueshëm, performancë e lartë e dritës e kamerës së përparme në dritë të ulët.
Por IPhone 14 dallon edhe për veçoritë e reja.
Ekrani i këtij telefoni nuk do të fiket nëse nuk është në përdorim, si edhe bateri më e mirë falë një çipi të përdorur nga Apple, çipi A15 Bionic i vitit të kaluar . Blici është i ridizajnuar ndërsa fotografia do të jetë më e mirë në dritë të ulët.
Gjatë këtij eventi të mbajtur në Kaliforni, u prezantuan edhe modelet e reja të AirPods Pro, Apple Watch Ultra dhe Watch Series 8.