Këngëtarja e njohur italiane Laura Pausini, që javën e kaluar prezantoi Festivalin Europian të Këngës, Eurovision 2022”, ka dalë pozitive me Covid-19. Lajmin e konfirmoi vetë këngëtarja në rrjetet sociale.

Kishte diçka që nuk shkonte ashtu si duhet gjatë festivalit. Që prej së shtunës nuk ndihehem mirë. Mendoja se mos ishte pasojë e lodhjes së akumuluar në gjithë këto ditë. Sapo zbulova se kam dalë pozitive me koronavirus dhe për këtë arsye jam në izolim dhe nuk mund të udhëtoj”, shkruan Pausini.

Pikërisht ditën e shtunë, gjatë natës finale të Eurovision, këngëtarja kishte patur një moment debulese, duke mos dalë në skenë për rreth 30 minuta. Këngëtarja duhej të ishte në skenë këtë fundjavë në një concert në Amerikë, pork a shtyrë pjesëmarrjen.

Më vjen keq që nuk mund të marr pjes në “Amor a la Musica” këtë fundjavë. Kisha përgatitur një spektakël shumë special dhe mezi prisja të këndoja para fansave të mirë në Florida. Tani shpresoj të shërohem sa më shpejt dhe të shkoj në Amerikë”, tha Pausini.