Dokumentarët e prodhuar nga Netflix për Princin Harry dhe gruan e tij, Meghan Markle, do të publikohen muajin e ardhshëm, por që kur u njoftua ka qenë një burim polemikash për disa arsye. Një prej tyre ishte largimi i regjisores fillestare, për shkak të mosmarrëveshjeve që kishte me Dukën dhe Dukeshën e Sussex.

Regjisori fillestar Garrett Bradley, i cili bëri emër me një tjetër mini-serial, ‘Naomi Osaka’, në të cilin prezantoi jetën e tenistes së re. Megjithatë, Bradley kishte një vizion për dokumentarin që çifti mbretëror britanik nuk e ndante.

Një person i brendshëm i industrisë, i cili ishte afër fazave të hershme të prodhimit të serialit, komentoi se të dy palët nuk mund të bien dakord për tonin e serialit. “Garrett donte që Harry dhe Meghan të filmonin në shtëpi dhe ata nuk ishin të qetë ta bënin këtë,” komentoi burimi i brendshëm.

“Kishte disa momente të këqija mes tyre dhe Garrett u largua nga projekti. Producenti i Harry-t dhe Meghan-it kapi sa më shumë pamje që mundi përpara se të punësonte një regjisor tjetër, Liz Garbus,” shtoi ai.

Për këtë arsye Duka dhe Dukesha e Sussex-it u panë në Nju Jork vitin e kaluar me dy ekipe të ndryshme filmike, pasi i dyti ishte ai i regjisores së re, Garbus.

Pavarësisht se ata tashmë kishin ndërruar regjisor dhe se Garbus me sa duket ishte më shumë në përputhje me atë që ata dëshironin, raportohet gjithashtu se mes të dyve ka pasur përplasje, pasi si Harry ashtu edhe Meghan donin të ndikonin në editimin e përmbajtjes.

Për shkak të ngjarjeve të muajve të fundit, Sussex-ët donin që seriali të publikohej deri në vitin e ardhshëm, por Netflix refuzoi dhe do të fillojë transmetimin në dhjetor.