Jam e lumtur t’ju njoftoj se jam fejuar me Durek, njeriun që më bën të rrahë zemra, ai që sheh dhe njeh të gjithë potencialin tim më të lartë, që më bën të qesh dhe me të cilin mund të jem vulnerabël”.

Janë këto fjalët e princeshës Martha Louise të Norvegjisë, 50 vjeçare, që në rrjetet sociale ka zyrtarizuar martesën e ardhshme me udhëheqësin e saj shpirtëror, amerikanin Shaman Durek, një guru.

Princesha e Norvegjisë është nënë e 3 fëmijëve nga martesa e parë dhe është e katërta në listë për sa i përket trashëgimisë së fronit mbretëror. Ndërsa Durek, 47 vjeç, është një udhëheqës shpirtëror shumë i njohur në botë, që punon në Los Anxhelos.

Dashuria me të rrjedh lirshëm dhe na rrit dita-ditës. Unë jam e lumtur që do të vazhdoj të rris këtë dashuri me këtë burrë të bukur. Falënderoj miqtë e mi, familjen time që kanë qëndruar në krahun tonë”, tha më tej princesha e Norvegjisë.

Ky lajm është mirëpritur edhe nga mbreti Herald dhe mbretëresha Sonja, që e kanë bekuar këtë lidhje. “U urojmë më të mirën në të ardhmen”, thanë ata. Pritet që çifti të transferohet në Kaliforni bashkë me fëmijët e princeshës.