Data 22 korrik shënon një ditë shumë e veçantë dhe mjaft e rëndësishme për familjen mbretërore britanike, datëlindjen e djalit të parë dhe nipit, George.

Princi mbushi 6 vjeç ditën e sotme dhe për ta ‘festuar’ këtë event me fansat e tyre, Princ William dhe Kate Middleton kanë vendosur të publikojnë një foto të djalit të tyre.

George shfaqet në një foto duke buzëqeshur gjatë pushimeve, teksa është fotografuar nga mamaja e tij.

Dukesha e Kembrixhit, Kate, partnerja e princit William ka treguar shpesh herë talentin e saj në fotografi.

Ajo ka bërë rregullisht foto të familjes së saj, duke memorizuar momente të rëndësishme për familjen mbretërore.

Princi George mbushi 9 vjeç. Ai është i treti në radhën e frontit britanik për t’u bërë mbret pas gjyshit të tij Charles dhe babait, William.