Dojna Mema dhe Vlashent Sata do të bëhen prindër së shpejti. Të ftuar në emisionin “Më lër të flas” të vëllezërve Veshaj, ata zbuluan se Dojna është shtatë muajshe e gjysmë shtatëzënë, teksa edhe pak javë i kanë mbetur bebit që të vijë në jetë.

Çifti do të bëhen me djalë, ndërsa për herë të parë treguan edhe dy emrat e propozuar për të, që janë të padëgjuar më parë dhe shumë interesantë. Moderatorja tregoi se i pëlqen shumë emri Zahir, pasi sipas saj tingëllon bukur, ndërsa zbuloi se origjina e këtij emri është arabe.

Sakaq, këngëtari Vlashent Sata duket se udhëhiqet nga kënga edhe në këtë rast, teksa propozoi emrin “Kiart” ose “Kjart”, që nënkupton qartësi. Dy emra mjaft të veçantë, të cilët tërhoqën vëmendjen e publikut dhe Romeos e Donaldit.

Ata folën edhe për këshillat që i ka dhënë gjyshja e Dojnës për shtatëzaninë, me moderatoren që tha: “U lumturuam shumë që ishte djalë sepse kishim një familje gocash. Gratë dominonin, sundonin dhe ishin të shumta në numër në familjen tonë.

Kështu që erdhi ai (djali). Gjyshja, gjëja e parë që u kujdes ishte ushqimi dhe pastaj më ka siguruar se do më ndihmojë për çdo gjë.”