Festivali “Sunny Hill” është pa diskutim një nga eventet më të mëdha në Kosovë.

Përveç përfitimeve financiare, ky festival është edhe një reklamë shumë e mirë për vendin, ku me dhjetëra këngëtarë shqiptarë e me famë botërore ngjiten në skenë e përformojnë.

Dua Lipa, artistja shqiptare me famë botërore ka kënduar në natën e parë, teksa sonte do të këndojë këngëtari Italian Alessandro Mahmood, i cili në konferencën për media është shprehur i lumtur që është në Kosovë.

Sakaq, një yll tjetër botëror që do të performojë për fansat e tij shqiptarë është edhe artisti kolumbian J Balvin. Tashmë ai ka mbërritur në Prishtinë, teksa ka publikuar edhe një foto në profilin e tij në Instagram ku duke flamuri i Kosovës.

Për profilin zyrtar të festivalit në Instagram, ai ka realizuar një video-mesazh për të gjithë ata që do të jenë sonte, kur J Balvin do të performojë.

Ai u premton fansave se do të kënaqen, ndërsa ‘i lë në ethe’ për performancën e tij. “Hey Prishtina, unë jam J Balvin. Shihemi së shpejti në “Sunny Hill Festival”. Do të kënaqemi pafund. Nuk e keni idenë çfarë ju pret”- thotë kolumbiani në video-mesazhin e tij.