Big Brother VIP ishte një nga programet më të suksesshme në Top Channel për sa kohë zgjati. Edhe pse ka përfunduar prej muajsh, banorët e këtij reality shoë përbëjnë lajm me çdo publikim apo deklaratë të tyre.

Në Shqipëri pritet që edicioni i dytë i tij të nisë në muajin dhjetor, ndërsa së shpejti do të nisë një program i tillë edhe në Kosovë. Prej ditësh kanë nisur edhe aludimet se cilët do të jenë banorët e këtij formati interesant.

Moderatorja e njohur në Kosovë dhe Shqipëri, Liberta Spahiu ka pyetur së fundmi ndjekësit e saj se cilët janë personazhet që do të donin të shihnin në Big Brother VIP Kosovë dhe përgjigjet kanë qenë të shumta.

Ajo ka publikuar sugjerimin e një ndjekësi, që ka vendosur t’i kthejë përgjigje, që në fakt konfuzon dhe gëzon të gjithë fansat.

“Sarah Berisha dhe Dj Pm” – ka shkruar ndjekësi i Libertës, ndërsa ajo i kthen “Pse jo them dhe unë, por Pm dhe Sara e mbaruan të vetën e gjetë dashurinë dhe tani po e shijojnë”.

Ajo që ra në sy ishte komenti i Dj PM, i cili ka shpërndarë postimin në Instastory-n e tij dhe ka shkruar “Si dihet” – duke na lënë të kuptojmë se nëse do të ketë një ftesë nga produksioni, nuk do ta refuzonte.