Një avion që po udhëtonte nga Hong Kongu për në Madrid ka bërë një ulje të detyrueshme në Moskë (Rusi).

Shkak është bërë një defekt në motor, që ka detyruar pilotin të kërkojë ndihmë. Bëhet fjalë për një avion “Boeing 777”, i kompanisë Rossiya Air, që ka lënë në mes udhëtimin si pasojë e defektit.

Ky është një avion kargo (mallrash) dhe në bord kanë qenë vetëm personeli. Kohët e fundit janë shtuar shumë sinjalizimet për probleme në motor për këtë tip avionesh (Boeing 777), ndaj dhe kjo kompani është gjobitur me 6.6 milionë dollarë nga “Federal Aviation Administration”.

Për fat, ulja e emergjencës u krye me sukses dhe nuk pati asnjë problem për personelin e avionit.