Marrëdhënia 12-vjeçare mes Shakirës dhe Gerard Pique mori fund më 4 qershorin e kaluar dhe ndonëse nuk u martuan kurrë, ndarja ka qenë shumë më e vështirë nga sa e imagjinonin të gjithë, sidomos kur bëhet fjalë për çështjen e dy fëmijëve që kan patur.

Çështja ekonomike nuk ka qenë problem për të dy, por kur bëhet fjalë për fëmijët Milan dhe Sasha, përkatësisht 9 dhe 7 vjeç, fillojnë problemet për kushtet e kujdestarisë.

Në përpjekje për ta zgjidhur këtë çështje me ndihmën më të mirë të mundshme, Shakira sapo ka punësuar dy avokatë të rinj me reputacion, të cilët do të përpiqen t’i japin asaj kujdestarinë e fëmijëve.

Kush janë avokatët e rinj të Shakirës?

E para është avokatja spanjolle Pilar Mane, një nga avokatet më prestigjioze të martesës dhe ekspertët e së drejtës familjare në Spanjë, e cila thuhet se i është rekomanduar Shakirës nga kolegu i saj Alejandro Sanz.

Mane ka një diplomë juridike nga Universiteti i Barcelonës dhe ka në favor të saj njohjen kombëtare të një karriere të suksesshme në fushën e së drejtës familjare, veçanërisht në çështjet e divorcit, ndarjes, mbajtjes dhe mbështetjes së fëmijëve.

Ajo është nënkryetare e Alter Mutua të Katalunjës, anëtare e Shoqatës Katalane të Avokatëve të Familjes dhe e Shoqatës Spanjolle të Avokatëve të Familjes.

Ndër atributet që i jepen avokates janë se është e kujdesshme dhe shumë diskretet në trajtimin e çështjeve që trajton, si dhe mbrojtja e ashpër e interesave të klientëve të saj.

Avokati tjetër është kolumbiani Heli Abel Torrado, referenca më e mirë e të cilit për mbrojtjen e kolumbianes është se ai është xhaxhai i saj.

Thuhet se Abel Torrado është një njeri i sjellshëm dhe një negociator i shkëlqyer dhe ai ishte përgjegjës për mbylljen e kapitullit të Antonio de la Rua në jetën e Shakirës. Artistes iu desh t’i paguante ish-it një dëmshpërblim shumë më të ulët se sa ai kërkonte falë ndihmës së avokatit të saj.

Torrado ka një doktoraturë në drejtësi dhe një doktoraturë në Shkenca Sociale nga Universiteti Kombëtar i Kolumbisë, me më shumë se 35 vjet në praktikën e ligjit dhe biznesit.

Për 15 vitet e fundit, ai ka qenë profesor i së Drejtës Familjare në universitete si Sergio Arboleda dhe Universidad Del Rosario. Autor i botimeve të shumta në të Drejtën Familjare.