Thomas Strakosha u rikthye si titullar në ndeshjen e fituar nga Lazio me rezultatin 2-1 kundër Fiorentinës. U mendua se shqiptari do të vazhdonte të ishte titullar si zakonisht në këtë vit të ri kalendarik, por fati i keq po e ndjek.

Lazio doli me deklaratë zyrtare dhe informoi se Strakosha është dëmtuar. Shqiptari pësoi një tërheqje muskulare në sfidën kundër Fiorentinës dhe duhet të pushojë sërish.

Pepe Reina do të jetë si titullar në ndeshjen kundër Parmas. Marco Alia, shqiptari tjetër, do të jetë në stol në sfidën e sotme. Strakosha ka shumë mundësi të largohet nga Lazio këtë sezon.