Problemet te Reali nuk mungojnë, pasi trajneri Zinedine Zidane mund të mos udhëtojë me ekipin për shkak të karantinimit të tij në ndeshjen e radhës. Sulmuesi Karim Benzema nga krahu tjetër mund të jetë mungesa e radhës.

Lojtari duhet të paraqitet në gjyq në Francë. Ai duhet të udhëtojë drejt qytetit të Marsejës sepse kundrejt tij duhet të zhvillohet një gjyq në lidhje me ngjarjen e ndodhur 5 vite më parë.

Sulmuesi u vu në qendër të kritikave, pasi shtantazhoi mikun e tij, Mathieu Valbuena. Ai e filmoi në video erotike dhe i bëri presion. Franca e përjashtoi dhe nuk e grumbullon më lojtarin. Reali shpreson që Benzema të dalë i pafajshëm.