Të udhëtosh me makinë, nuk është e thjeshtë për të gjithë. Shumë persona kanë probleme shëndetësore kur udhëtojnë me makinë, e sidomos fëmijët, të cilët nuk mund të kenë një udhëtim me makinë pa komplikacione. Kjo është arsyeja pse ka disa gjëra që mund të bëni për të parandaluar të përzierat e fëmijës tuaj…

1- Le të shikojë përpara gjatë udhëtimit

Nëse e dini që fëmija është i prirë të ketë të përziera gjatë udhëtimit, më së miri do të ishte që ai të ulej në mes të sediljes së pasme, sepse nga ai pozicion do të ketë mundësi të shikojë përpara. Ai nuk duhet të shikojë librin, telefonin, sepse kjo vetëm sa do ta përkeqësojë situatën. Ju mund të luani disa lojëra për shkak të të cilave fëmija duhet të shikojë para tij dhe kështu do t’i tërhiqni vëmendjen dhe ai do të harrojë të përzierat.

2- Është më mirë të zgjidhni ushqime që treten lehtë, në vend të atyre me erëza

Nëse hani para se të udhëtoni, zgjidhni ushqime që treten lehtë dhe që nuk shkaktojnë të përziera. Zgjidhni ushqime pa erëza, të thata dhe shmangni ëmbëlsirat dhe pijet e ëmbla, sepse ato mund të jenë të forta për stomakun.

3- Hapeni dritaren

Ajri i pastër ndihmon shumë dhe mund të parandalojë vërtet të përzierat. Një hapësirë e mbyllur ose disa aroma më të forta mund të përkeqësojnë të përzierat…