Jetesa ditët e sotme është bërë shumë e vështirë, për shumë faktorë. Por ajo që duhet të kemi shumë kujdes është shëndeti ynë, edhe pse në shumicën e rasteve, e lëmë pas dore. Mungesa e ajrit të pastër sot ndikon te mushkëritë tona, duke sjellë herë pas here probleme të ndryshme. Por a e dini se ne mund të parandalojmë sëmundjet që mund të prekin mushkërinë përmes disa shenjave që shfaqen në trupin tonë?

Kolla

Nëse keni kollë, natyrisht mendja ju shkon menjëherë te një grip që mund të jenë duke kaluar. Por e rëndësishme është të dalloni llojin e kollës, pasi nëse ajo shoqërohet me gjak, kjo mund të jetë një shenjë e kancerit të mushkërive.

Mungesa e energjive

Kjo shenjë gjithashtu mund të jetë shqetësuese për ju. Kini kujdes, kur për disa ditë me radhë ndiheni të lodhur dhe nuk ju hahet, teksa keni edhe kollë, bëni menjëherë një vizitë te mjeku. Përndryshe, mund të jetë një lodhje nga puna ose stres.

Dhimbja në shpatulla dhe në shpinë

Dhimbje të tilla janë të zakonshme, por nëse kjo është më e fortë se zakonisht, atëherë duhet patjetër të konsultoheni me mjekun pasi kjo mund të jetë një shenjë e kancerit të mushkërive.

Verdhëza dhe sytë

Verdhëza është një lloj gjendjeje që e kthen lëkurën në ngjyrë të verdhë, ndërsa ndikon edhe te pjesa e bardhë e syrit duke e kthyer në të verdhë të zbehtë. Bëni kujdes nga kjo shenjë, pasi kjo tregon probleme në mëlçi që mund të shkaktohen nga sëmundja e mushkërive.