Sipas të përditshmes amerikane “New York Times”, është arritur që deri më tani, në nivel global, të prodhohen 1 miliardë doza të vaksinës anti-Covid, të shpërndara në shumicën e vendeve të botës.

Kjo shifër përfshin dozat anti-Covid të prodhuara nga të gjitha kompanitë farmaceutike: Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson&Johnson, Sputnik, Coronavac etj.

Gjithsesi, 82% e këtyre vaksinave është shpërndarë në vendet më të fuqishme të botës dhe ato më pak të fuqishme, si në Amerikë, vendet e Bashkimit Europian etj. Vetëm 0.2% e vaksinave është shpërndarë në vendet e varfra.

Kompanitë farmaceutike, synojnë që brenda vitit 2021 të prodhojnë në total 10 miliardë doza të vaksinës anti-Covid. Sipas Bankës Botërore, kjo sasi do të jetë e mjaftueshme për të siguruar imunitetin e tufës në nivel botëror brenda marsit 2022.