Pak ditë pasi u shfaq në jurinë e programit konkurent të ‘Dancing With The Stars’, në ‘Dance With Me’, Ilir Shaqiri ka vendosur të flasë hapur për zgjedhjen e tij për të qenë pjesë e kastit të këtij spektakli.

Reagimi i tij ka ardhur fill një ditë pasi Lori Hoxha foli për përzgjedhjen e Kledi Kadiut në krye të jurisë së ‘Dancing With The Stars’, kur në fakt të gjithë prisnin që të ishte emri i Ilir Shaqirit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Ilir Shaqiri shpjegon se produksioni i spektaklit në Top Channel e ka lënë të lirë balerinin në zgjedhjet e tij. Gjithashtu, ai pranon se ky produksion i ka ofruar atij të jetë kryetar i jurisë së ‘DWTS’, por Iliri nuk e ka pranuar, duke qenë se kishte zgjedhur të ishte pjesë e Tv Klan.

Më poshtë mund të lexoni edhe reagimin e plotë të Ilir Shaqirit të bërë në rrjetin e tij social, Instagram: