Baba Vanga ishte një psikike që jetoi në Bullgari në shekullin e 20-të. Pasi humbi shikimin, në moshën dymbëdhjetë vjeç, ajo filloi të kishte vizione për të ardhmen.
Edhe pse ajo u nda nga jeta në vitin 1996, popullariteti i saj vazhdon të rritet vazhdimisht. Arsyeja duhet gjetur në faktin se shumë nga parashikimet e saj në fakt u realizuan.
Baba Vanga, profecitë shqetësuese të “Nostradamusit të Ballkanit” vazhdojnë të realizohen
“Nostradamusi i Ballkanit”, ky është pseudonimi i saj më i njohur, do të kishte parashikuar saktë sulmet e 11 shtatorit në Nju Jork.
Por edhe vdekjen e Princeshës Diana dhe fatkeqësia në termocentralin bërthamor të Çernobilit, vetëm për të përmendur disa nga shembujt më të bujshëm.
Të sakta kanë rezultuar edhe disa parashikime të Baba Vangës për vitin 2022. Psikikja në fakt kishte parashikuar temperatura të larta, thatësirë në rritje dhe mungesë uji, të tilla që do të detyronin qeveritë të gjenin zgjidhje emergjente, duke përfshirë racionimin.
Mistikja bullgare parashikoi gjithashtu se Australia do të pësonte përmbytje të rënda, gjë që ndodhi në të vërtetë. Por ajo që shqetëson mbi të gjitha janë parashikimet e mëtejshme të Baba Vangës për vitin 2022.
Baba Vanga, thatësira dhe “pandemia e re”
Profecitë e psikikes i referohen një pandemie të re, të shkaktuar nga një virus “i fjetur” në Siberi, i cili pritet të shkaktojë miliona viktima në mbarë botën. Ky virus, i ngrirë nga e kaluara, do të kthehej për t’u përhapur për shkak të ngrohjes globale.
Por parashikimi më i besueshëm për vitin 2022 është ai i realitetit virtual. Qysh në gjysmën e dytë të viteve 1900, Baba Vanga parashikoi përdorimin e tij masiv, me njerëz të angazhuar të kalonin pjesën më të madhe të jetës së tyre para një ekrani.
Është e rëndësishme të thuhet se jo të gjitha parashikimet e saj janë realizuar. Në fakt, një studim ka treguar se shkalla e suksesit do të ishte rreth 85%.
Ndër parashikimet e gabuara të Baba Vangas, ajo e një lufte bërthamore në Europë mes viteve 2010 dhe 2014, për fat të mirë nuk ndodhi kurrë.
Para vdekjes së saj në 1996, qindra qytetarë japonezë udhëtuan në fshatin e saj të largët në malet e Kozhuh në Bullgari për ta takuar të paktën një herë.
Por fakti më domethënës për të kuptuar se cili ishte popullariteti dhe “besueshmëria” e Baba Vangës kur ajo ishte gjallë është një tjetër: pas Luftës së Dytë Botërore, shumë liderë të Europës Lindore kërkuan këshilla politike nga psikikja, duke e konsideruar atë një orakull.