Profesor Edmond Tupja dihet tashmë që është një nga mbrojtësit fantatik të gjuhës shqipe dhe në cdo dalje televizive bën thirrje për ruajtjen e pastër të saj.

Tupja ngritur alarmin për zhdukjen e gjuhës shqipe duke qenë se sa vjen e shtohen huazimet nga gjuhët e huaja, solli në vëmendje një fjalë të cilën të gjithë e përdorim shumë thjesht.

Bëhet fjalë për “cheese”, një term që e përdorim para se të bëjmë foto duke qenë se shqiptimi i saj i çon buzët në një pozicion të qeshur.

Profesor Tupja thotë se kjo fjalë mund të zëvendësohet lehtësisht me gjizë, një fjalë shqip që kryen po të njëjtin funksion.

“Unë vërej, tani thuhet konstatoj, që po përdoren gjithmonë e më tepër fjalë të huaja aty ku shqipja i ka fjalët e saj, se fjalë të huaja do hyjnë. Është bërë modë tani,” – pohoi Tupja.

“Do you parlare shqipish”, ka qenë titulli i një shkrimi të profesorit, i cili ka sjellë në vëmendje përdorimin e shumë gjuhëve pa qenë e nevojshme.