Gëzim Nika është një nga këngëtarët më të dashur shqiptarë. Edhe pse prej vitesh është shkëputur nga Shqipëria, ku ka ndërtuar jetën e tij në Amerikë, ai nuk është shkëputur kurrë nga ardheu i tij.

I ftuar në emisionin e pasdites në ABC, Nka ka treguar se ka ardhur në Tiranë pasi është i ftuar në disa dasma e koncerte. Ai foli gjithashtu edhe për vështirësitë gjatë karrierës së tij.

“Lufta lart është e rrezikshme, e madhe, ka luftë brrylash shumë; më shumë këtu, Kosovë, Maqedoni. Nuk është tek pagesa. Rriskun që e ka dikush nuk ta merr njeri” – thotë Gëzimi.

I pyetur nëse bëhet muzikë e mirë sot, ai thotë se këngëtarët duhet të jenë të kujdesshëm me tekstet, ndërsa te muzika mund të bëhen modifikime.

‘‘Këngët popullore janë pasuri kombëtare, nuk janë pasuri e individit. Është pjesë e edukimit të brezit, tek tekstet nuk duhet me prek, tek muzika mund të bëhen modifikime” – vijoi Nika, teksa tha se së shpejti do të sjellë Lahutën e Malësisë të kthyer në melodi.

Moderator i emisionit e ngacmoi edhe për shifrën që ai merr në një gëzim familjar, duke i thënë se i ka dalë nami në Shqipëri se është shumë i shtrenjtë. ‘Sot kam ardhur shumë i thjeshtë . Në Amerikë mosha dhe paga s’tregohen” – thotë Gëzim Nika.