Kritika të rënda po derdhen mbi ish-futbollistin David Beckham. Shkaku? Promovimi i tij ndaj Katarit, gjatë një fushate reklamuese për këtë vend, i cili, duke filluar nga 20 nëntori do të presë Kupën e Botës 2022.

Vendi, në fakt, duke nisur nga roli i tij në vitin 2010 si organizator i eventit, ka qenë objekt i një vëmendjeje të veçantë nga organizatat e të drejtave të njeriut, veçanërisht për kushtet e punës së punëtorëve apo për situatën e pakicave sek*uale.

Në reklama, Beckham shfaqet mbi një motoçikletë, në një varkë, në shkretëtirë, nën një tendë me burra dhe rroba tradicionale, duke vizituar një treg erëzash. Nëse ideja ishte të përmirësohej “përzierja midis modernitetit dhe traditës” për të krijuar “diçka vërtet të veçantë”, OJQ-së “Amnesty International” padyshim që nuk i pëlqeu kjo.

Kjo shoqatë dënoi fushatën publicitare duke theksuar “faturat e tmerrshme të të drejtave të njeriut në vend”. “Fama e Beckham dhe statusi i tij global janë flori për imazhin e Katarit, por ai duhet ta përdorë atë imazh për të ftuar FIFA-n dhe autoritetet lokale të korrigjojnë abuzimet e tmerrshme, të cilave dhjetëra-mijëra punëtorë migrantë iu nënshtruan gjatë ndërtimit të infrastrukturës për Kupën e Botës”, – tha zyrtari i shoqatës britanike, Felix Jakens.

Për më tepër, sipas shtypit britanik, reklamat do t’i kishin shtuar në llogari ish-asit të Manchester United, Real Madridit, PSG dhe Milanit 11.5 milionë euro. Pavarësisht kritikave të forta që ranë mbi të në rrjetet sociale, veçanërisht nga përdoruesit e internetit, që dënojnë fatin e rezervuar për komunitetin LGBT në Katar, Beckahm  tha: “Katari është një perfeksion për mua, një vend fantastik ku mezi pres të sjell fëmijët e mi”.