Sa shumë polemika në Inter-Sassuolo! Zikaltrit kanë gjetur golin e 2-0 me Lautaro Martinez, por mes shumë protestave.

Sassuolo pretendonte për një penallti përpara aksionit të golit të Inter, ku Raspadori u mbajt nga fanella.

Për gjyqtarin ishte gjithçka e rregullt dhe Inter nisi kundërsulmin, që u finalizua perfekt nga Lautaro Martinez. 2-0 për Inter!