Elon Musk nuk do ta blejë më Twitter. Të paktën tani për tani. Dyshimet janë legjitime duke pasur parasysh valsin që ai nisi që në ditët e para të kësaj blerje.

Njoftimi erdhi në orët e fundit kur pronari i Tesla dhe Space X bëri të ditur se kishte anuluar marrëveshjen e arritur më parë e cila parashikonte një transaksion prej 44 miliardë dollarësh për shkak të disa mangësive të kompanisë me qendër në San Francisko.

Konkretisht, ekipi i avokatëve të Elon Musk bëri të ditur, përmes një letre të lëshuar më vonë nga SEC, autoriteti i kontrollit të bursës amerikane, se “Twitter nuk ka përmbushur detyrimet kontraktuale” dhe nuk ka dhënë “informacionin komercial të kërkuar”.

Kërkesat do të ishin refuzuar ose pranuar vetëm pjesërisht dhe më pas Musk do të kishte anashkaluar gjithçka për këtë arsye. Por ka nga ata që thonë se nuk është kështu dhe se pas kësaj tërheqjeje fshihet diçka tjetër.

Çështja ka të bëjë me mungesën e likuiditetit të Musk. Pavarësisht shitjes së aksioneve të Tesla për 8 miliardë dollarë, njeriu më i pasur në botë nuk do të kishte arritur kuotën e nevojshme.

Ndërkohë Twitter nuk është dakord dhe kërkon një miliard dollarë dëmshpërblim për mospërmbushjen e detyrimeve kontraktuale nga Musk, por do të ishte gati, sipas të ekspertëve të sektorit, edhe për një proces gjyqësor.

Gjithashtu sepse prej ditës së shtunë aksionet e Twitter Inc. kanë rënë duke humbur 9% ndërsa ato të Tesla janë rritur, e cila fitoi 3%. Një skenar katastrofik për rrjetin social që e sheh të ardhmen në rrezik.

Për momentin Musk nuk ka bërë asnjë deklaratë, madje as përmes profilit të tij në Twitter, ku tashmë është bërë i famshëm për pyetjet dhe përgjigjet me përdoruesit dhe për komentet që janë gjithmonë të mprehta dhe jo gjithmonë me vend.

Ai që komentoi historinë ishte çmimi Nobel për Ekonominë, Paul Krugman, i cili nuk e kurseu miliarderin amerikan: “Dikush duhet ta thotë, duke pasur parasysh nivelin e tij dukshëm të dobët të vetëkontrollit, Elon Musk duket si Boris Johnson i teknologjisë”.