E keni pyetur veten ndonjëherë pse femrat kanë më shumë ftohtë se meshkujt?  Shkencëtarët më në fund e kanë zgjidhur misterin dhe i janë përgjigjur pyetjes pse është kështu…

Ata zbuluan se i njëjti tipar është i pranishëm në shumë zogj dhe gjitarë, me femrat që preferojnë një fole ose strofull komode dhe të ngrohtë, ndërsa meshkujt nuk e shqetësojnë edhe aq dimrin.

“Burrat dhe gratë e ndjejnë temperaturën ndryshe. Ky ndryshim nuk ka lindur që ne të mund të debatojmë me partnerët për ngrohjen, por krejt e kundërta. Nga pikëpamja evolucionare, qëllimi është të detyrojmë çiftin të largohet nga njëri-tjetri”, u shpreh Dr. Eran Levin nga Universiteti i Tel Avivit.

Studimi, i botuar në revistën “Global Ecology and Biogeography”, shton se ndarja e meshkujve dhe femrave redukton konkurrencën për burime në mjedis dhe mban larg meshkujt që mund të jenë agresivë dhe të rrezikojnë foshnjat…