Këngëtarja e njohur shqiptare, si dhe një moderatore e suksesshme, Eneda Trifa, mori një pushim nga daljet e saj televizive dhe i është përkushtuar plotësisht pasionit të saj, muzikës.

Eneda ka qenë e ftuar së fundmi në ‘Live From Tirana” ku foli për projektin e saj më të ri i cili do të shënojë dhe kulmin e karrierës së saj muzikore.

“Unë kam marrë një periudhë pauze nga interviststat sepse më shpërqëndron nga puna ime individuale krijuese për të finalizuar nga prilli ose maji, ëndrrën e çdo këngëtari, një recital. Është kurora e gjithë karrierës tënde.

Ne këtu i kemi si recitale jete, sepse është pak më e rrallë. Tani vjen fundviti dhe nuk kam ndërmend t’i lë festat ku do të thirrem për të performuar, por do përzgjedh që të mos kem lodhje fizike sepse dua të marr energjitë për recitalin”- u shpreh Eneda.