Këngëtari i mirënjohur i estradës muzikore shqiptare, Sabri Fejzullahu, është një ndër ikonat e muzikës në Shqipëri. Me një karrierë që i kalon 5 dekada, artisti thotë në çdo dalje publike se muzika është jeta e tij.

Por së fundmi, Fejzullahu foli për “Mirage”, ku ka vënë në dukje edhe një “trend” në rritje tek artistët e rinj, mbrojtja me truproja. Sipas Sabriut, nuk është aspak e nevojshme një gjë e tillë.

Më dhemb diçka, shumë “bodyguard-ë” shqiptarët. Unë e di para tyre se çfarë është imazhi, I ndjek edhe ndryshimet e kohës, por shumë truprojë, shumë e sforcuar, kur i shoh ata njerëz me syze, ose kur një këngëtar/e e shoqërojnë 5 roje është e pamundur.

Nuk është e nevojshme, ata shtyjnë publikun. Këndoni dhe jepni shpirtin se jeni të rinj. Artin e bëjnë më së miri, por shumë roje.

Shpesh i pyes a janë në konflikt me dikë, ose familjarët e tyre,që duhet të shkojnë të këndojnë me truprojë. As Robert de Niro nuk ka aq truproja sa kanë këta“, ka thënë artisti i mirënjohur…