Gazetari i njohur shqiptar, Milaim Zeka njihet si një nga personazhet që flet troç e pa doreza, duke i thënë gjërat ashtu siç ai i mendon e duke mos mbajtur rezerva.

Milaimi ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” që transmetohet çdo ditë në Top Channel ku foli rreth temës së të mërkurës, nëse në ekranet shqiptare ka më shumë lakuriqësi se ç’duhet.

Zeka ka shpërthyer në emisionin e sotëm, teksa tha se një pjesë e njerëzve në media kanë bërë karrierë duke nxjerrë gjoksin e prapanicën. Madje, ai tha se pjesa dërrmuese e tyre janë programuar si të ishin kompjuter.

“Unë mendoj se njerëzit e medias, pjesa dërrmuese janë të keq programuar sikur puna e kompjuterit, nëse të jep një komandë gabimisht ‘delete’ ta fshin tekstin e gjithë ditës. E duke kuptuar një pjesë e njerëzve të medias, të cilët kanë bërë karrierë pikërisht me gjokse, me prapanicë. Meshkujt me intriga ndaj kolegëve te tjerë, duke shkuar te shefi me fol keq për kolegun, e jo duke prezantuar aftësitë e tyre”- tha Zeka.

Më tej, ai mori edhe një rast konkret të një lajmi, duke dhënë edhe një shembull ‘banal’ lajmi.

Nëse top lajm bëhet Fjolla Morina se ja ka kafshuar qeni çantën dhe është 4000 dollarë, pse të mos them që qeni më kafshoi një gjë, që nuk e them te emisioni i mëngjesit”, tha Milaim Zeka për emisionin “Wake Up” në Top Channel.